Korrupsioni , si mund ti themi JO ??

         Korrupsioni është nje fenomen bashkëjetues me qeniet humane . Ai lind nga egoja e personave të pasur që nëpërmjetë dhënies së rushfeteve përfitojnë privilegje dhe mundësi apo interesa politik duke shkelur parimet bazë të barazisë , mosdiskriminimit .
Shumica e personave aktiv  apo pasiv në një cështje korruptive asnjëherë nuk mendojnë per pasojat qe mund ti shkaktojnë një grupi individësh apo një shoqërie që respekton dhe është konform rregullave dhe parimeve të pushtetit .
Këta njerëz, “vrasës “të ligjit dhe të drejtave të shumicës iu nënshtrohen ndjenjave të paarsyeshme për të arritur atë cfarë nuk duhet të jetë e tyre , por mundësia e dhënies së të ardhurave apo rushfeteve kundrejt  pushtetareve bëne të mundur realizimin e cdo dëshire dhe i hap rrugë një sistemi diskriminues .
        Por a duhet te lejojmë  që  radhët dhe mundesitë  që  na takojnë  në  mënyrë të  barabartë  të blihen padrejtësisht nga të  vetëquajturit sulltanët e shoqërisë  , ata që  paguajnë , japin e marrin për të  përfituar  sa më  tepër  nga dobësia etike e atyre që  ushtrojne funksione të  larta publike ?
Sipas Aristotelit : korrupsioni politik nuk është  cilësi e individit , një  e metë  natyrale , por karakteristikë  e pushtetit , e cdo llojë  pushteti dhe pasojë  e ofiqve .
        Duke qenë  si e tillë ky fenomen ka epërsi dhe qëndrueshmëri të  vazhdueshme , ai rrjedh qysh nga lashtësia dhe është  i pranishëm fuqishëm në  ditët  e sotme .   Njerëzit e lashtë  ndoshta nuk e konceptonin dëmin që  sjellë korrupsioni dhe aq më  tepër masat parandaluese . Por a do të  mund mendja e evoluar e një  shoqërie bashkohore dhe të  arsyeshme ti thoshte STOP një fenomeni të  tillë  ?
       Gjithomonë  duhet të  kuptojmë  se nuk jemi të  barabartë por duhet të  trajtohemi si të  tillë .  Ajo cfarë duhet të  bëjme është  të gjejmë mjetet eleminuese të  cështjeve  të  padrejta .
nyrat e parandalimit të  korrupsionit janë subjektive pasi ato duhet të  mirëkuptohen në  arsyen e cdo individi e më  pas të  reflektohen në  sjelljen e tyre . Sipas mendimit tim cdo kush duhet te ushqej tek vetja idenë e parandalimit të një sjelle korruptive .
       Ja disa nga mënyrat të  cilat mendoj se i  thonë  jo vazhdimësisë  së  korrupsionit :
  • Mendoni për personat  që u hiqet e drejta për ti kaluar dikujt tjetri ,
  • Mendoni për etikën dhe moralin vetjak ,
  • Mos lejoni shfaqjen e veprimeve korruptive përpara   fëmijëve  tuaj,
  • sojuni femijve tuaj se mundesite nuk blihen por fitohen nëpërmjetë aftësive,
  • Organet e pushtetit nuk janë  ankande por organizma që  drejtojnë  jetën tonë  në  bazë  të  disa parimeve universale .

Mbroni te drejtat tuaja ,  respekto te drejtat e shoqerisë  dhe thuaj JO korrupsionit .

Image